Dhurata e parë për Allegrin, Tare transferon te Milani yllin 50 milionësh
Milan ka gati dhuratën e parë për Allegrin. Massimiliano Allegri u rikthye zyrtarisht te Milani. Trajneri toskan merr detyrën pas Sergio Conceiçao i cili u largua nga kuqezinjtë të enjten. Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare arriti që t’i mbyllte bisedimet në kohë rekord. Kontrata e Allegrit me Milanin do të jetë e vlefshme për […]

Milan ka gati dhuratën e parë për Allegrin.
Massimiliano Allegri u rikthye zyrtarisht te Milani. Trajneri toskan merr detyrën pas Sergio Conceiçao i cili u largua nga kuqezinjtë të enjten.
Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare arriti që t’i mbyllte bisedimet në kohë rekord.
Kontrata e Allegrit me Milanin do të jetë e vlefshme për tre vitet e ardhshme dhe paga e tij do të jetë 5 milionë euro në sezon.
Calciomercato, ka zbuluar dhuratën e parë të Milanit për Allegrin. Sipas raportimeve të fundit Tare synon huazimin e Endrick nga Reali.
Sulmuesi brazilian, bëri bujë të madhe verën e shkuar duke u tranfseruar nga Palmeiras tek Reali për 50 milionë euro.
18-vjeçari ka luajtur vetëm 709 minuta me Los Blancos dhe ka realizuar 7 gola dhe 1 asist.
Drejtuesit e Realit janë të hapur për huazimin e tij sezonin e ardhshëm dhe nga kjo mundësi kërkon të përfitojnë Rosonerët.