Dizel dallaveret/ “HIB Petrol” naftën në Gjilan e shet 1.16 €, në Prishtinë 1.36 €!

Welcome to Kosova Today

Në pikën e karburanteve “HIB Petrol” në Gjilan një litër naftë të hënën (pardje) shitej 1.16 €, përderisa në pikën e Prishtinës të së njëjtës kompani konsumatorët furnizoheshin me 1.36 €. Çmimi i naftës dhe derivateve të saj përreth 20 cent më lirë se në Prishtinë ka kohë që shitet në Gjilan. “FrontOnline” merr vesh […]

Dizel dallaveret/ “HIB Petrol” naftën në Gjilan e shet 1.16 €, në Prishtinë 1.36 €!

Në pikën e karburanteve “HIB Petrol” në Gjilan një litër naftë të hënën (pardje) shitej 1.16 €, përderisa në pikën e Prishtinës të së njëjtës kompani konsumatorët furnizoheshin me 1.36 €.

Çmimi i naftës dhe derivateve të saj përreth 20 cent më lirë se në Prishtinë ka kohë që shitet në Gjilan. “FrontOnline” merr vesh se çmimi i naftës në Gjilan është pasi që një kompani, “Ada Gas” ka filluar ta shes naftën me çmim më të ulët, me ç’rast ka filluar edhe gara mes tyre me “HIB Petrol”.

“Front Online” ka kontaktuar kompanitë “HIB Petrol” dhe “Ada Gas” për t’i pyetur për dallimin në çmimin e derivateve Gjilan-Prishtinë, por të njëjtit nuk kanë pranuar të deklarohen.

Autoriteti i Konkurrencës: Grupi Punues ka dalë ne terren, po grumbullojnë të dhëna

Ky dallim i madh në çmimin e naftës dhe derivateve të saj nga e njëjta kompani e ka aktivizuar edhe Autoritetin Kosovar të Konkurrencës. Këta të fundit kanë deklaruar për Front Online se tashmë kanë iniciuar rast dhe kanë krijuar krijuar një grup punues për të hulumtuar dhe mbledhur faktet e nevojshme për rastin në fjalë.

“Grupi punues ka dalë në terren dhe kësisoj jemi në fazën e grumbullimit dhe analizimit të të dhënave që i kemi siguruar deri më tani. Tani për tani është shumë herët të flitet për ndonjë gjobë apo fazë hetuese për shkak se jemi ende në fazën mbledhjes dhe analizimit të të dhënave”, u shprehen për Front Online.

Autoriteti nuk ka dhënë më shumë detaje me arsyetimin se nuk duan të ndikojnë në epilogun e rastit.

“Që të mos ketë interferim për epilogun e fundit të këtij rasti, nuk mund të ju japim në këtë fazë të dhëna më të hollësishme rreth procedurës. Në momentin që kalojmë në fazat tjera, sigurisht që do të njoftoheni si media”, thanë nga Autoriteti i Konkurrencës.

Berjani: Është treg i lirë

Në anën tjetër, kreu i Shoqatës së naftëtarëve në Kosovë, Fadil Berjani, ka thënë se industria e derivateve karakterizohet nga tregu i lirë.

“Ky është treg i lirë. Vendimi është në fuqi që më lirë mundesh me e shitë, por më shtrenjtë jo”, u shpreh Fadil Berjani për Front Online.

Ndërsa pronari i nje pike të karburanteve në Gjilan, i cili nuk ka pranuar të flas me emër, është ankuar për “FrontOnline” se tri pompa në Gjilan janë që po e shesin çmimin e naftës, siç thotë ai, për inate të njëra-tjetrës.

“Tri pompa në Gjilan janë që po e shesin çmimin e naftës për lër për inate të njëra-tjetrës. Ne të tjerët e shesim nga 1,29 € ata 1,16 €, kjo nuk është korrekte.

Selatin Kaçaniku nga Shoqata e Konsumatorit tha se nëse çmimet janë brenda udhëzimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, atëherë çdo  gjë është në rregull.

 “Ju e dini se Qeveria / MINT-i ka ndërhyrë dhe po e kryen rolin e “rregullatorit”, duke e dëshmuar pa aftësinë për ta bërë tregun i cili do të duhej të ishte rregullator i tregut dhe i çmimeve. Nëse çmimet janë brenda kornizës së caktuar nga MINT-i, komfor vendimit të ndërhyrjes, mund ta marrim se çmimi është në rregull”, theksoi Kaçaniku.

Ai u bëri thirje organeve lidhur me manipulimet e mundshme me çmime te kompanive.

“ Përndryshe inspektoratet komunale duhet të kujdesen edhe për dinjitetin e qytetarit konsumator. Edhe qytetari konsumator duhet të jetë më i zëshëm në mbrojtjen e interesave të tija”, ka vlerësuar Selatin Kaçaniku./Front Online/

 

 

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Petrol Gjilan Prishtin FrontOnline Front Online Autoriteti Konkurrenc Grupi Punues Autoritetin Kosovar Berjani Shoqat Kosov Fadil Vendimi Selatin Shoqata Konsumatorit Ministris Tregtis Industris Qeveria

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Petrol Gjilan Prishtin FrontOnline Front Online Autoriteti Konkurrenc Grupi Punues Autoritetin Kosovar Berjani Shoqat Kosov Fadil Vendimi Selatin Shoqata Konsumatorit Ministris Tregtis Industris Qeveria

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online