DnV: Vonesa më e gjatë në shpallje të rezultateve që nga viti 2010
Eugen Cakolli nga rrjeti i organizatave Demokracia në Veprim ka deklaruar se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, të shpallura sot, 34 ditë pas ditës së votimit, shënojnë vonesën më të gjatë për shpalljen e rezultateve përfundimtare, që nga zgjedhjet e vitit 2010. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Cakolli ka deklaruar se […] The post DnV: Vonesa më e gjatë në shpallje të rezultateve që nga viti 2010 appeared first on Albinfo.

Eugen Cakolli nga rrjeti i organizatave Demokracia në Veprim ka deklaruar se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, të shpallura sot, 34 ditë pas ditës së votimit, shënojnë vonesën më të gjatë për shpalljen e rezultateve përfundimtare, që nga zgjedhjet e vitit 2010.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Cakolli ka deklaruar se shpallja e sotme e rezultateve nuk shënon përfundimin e procesit, por vetëm mbylljen e një kapitulli.
“Në 48 orët e ardhshme pritet të parashtrohen mbase qindra ankesa, trajtimi i tërësishëm i të cilave mund të zgjasë deri në 12 ditë. Prej tyre, gjithsej 6 ditë janë të parapara në PZAP dhe 6 të tjera në Gjykatën Supreme. Kjo, pa llogaritur vendimet që mund të marrin këto institucione, të cilat potencialisht mund të ndikojnë në certifikimin e rezultateve”, ka shkruar ai, transmeton albinfo.ch.
Tutje, ai ka thënë se edhe pse këto zgjedhje u mbajtën sipas ndryshimeve ligjore të vitit 2023, KQZ-ja, për herë të parë, ka pasur gjashtë muaj kohë për t’u përgatitur për zgjedhjet parlamentare.
“Prapëseprapë, këto vonesa nuk mund t’i atribuohen vetëm ndryshimeve, por menaxhimit joadekuat të procesit të numërimit nëpër QKN dhe QNR – që u shoqërua me zvarritje të panevojshme”, ka thënë ndër të tjera ai.
The post DnV: Vonesa më e gjatë në shpallje të rezultateve që nga viti 2010 appeared first on Albinfo.