Trump dhe Putin pritet të diskutojnë javën e ardhshme për kushtet e armëpushimit
I dërguari i Donald Trumpit, Steve Witkoff, ka thënë të dielën se presidenti amerikan pritet të flasë me presidentin rus, Vladimir Putin javën e ardhshme, duke thënë se presidenti rus “pranon filozofinë” e armëpushimit dhe kushteve të paqes të Trumpit. Witkoff i ka thënë CNN-it se diskutimet me Putinin javën e kaluar ishin “pozitive” dhe [...]Read More...

I dërguari i Donald Trumpit, Steve Witkoff, ka thënë të dielën se presidenti amerikan pritet të flasë me presidentin rus, Vladimir Putin javën e ardhshme, duke thënë se presidenti rus “pranon filozofinë” e armëpushimit dhe kushteve të paqes të Trumpit.
Witkoff i ka thënë CNN-it se diskutimet me Putinin javën e kaluar ishin “pozitive” dhe “të bazuara në zgjidhje”.
Ai nuk ka pranuar të konfirmonte kur u pyet nëse kërkesat e Putinit përfshinin dorëzimin e forcave ukrainase në Kursk, njohjen ndërkombëtare të territorit ukrainas të sekuestruar nga Rusia si rus, kufizimet në aftësinë e Ukrainës për t’u mobilizuar, ndalimin e ndihmës ushtarake perëndimore dhe ndalimin e paqeruajtësve të huaj.
Putini ka thënë të enjten se ai mbështet një armëpushim, por ka përshkruar detaje të shumta që duhet të negociohen përpara se marrëveshja të mund të përfundojë.