Vatikani publikon foton e Papa Françeskut, imazhi i parë që nga shtrimi i tij në spital
Vatikani ka publikuar imazhin e parë të Papa Françeskut që prej shtrimit të tij në spital më shumë se një muaj më parë. Fotografia tregon udhëheqësin e kishës katolike duke u lutur në dhomën e tij të lutjes të dielën në mëngjes. Papa 88-vjeçar po trajtohet në spitalin Xhemelli në Romë dhe nuk ishte pare [...]Read More...

Vatikani ka publikuar imazhin e parë të Papa Françeskut që prej shtrimit të tij në spital më shumë se një muaj më parë.
Fotografia tregon udhëheqësin e kishës katolike duke u lutur në dhomën e tij të lutjes të dielën në mëngjes.
Papa 88-vjeçar po trajtohet në spitalin Xhemelli në Romë dhe nuk ishte pare ne publik që nga momenti i shtrimit.
Mjekët në institucion thonë se ai nuk është më në një gjendje kritike, pasi po kurohet nga bronkiti dhe pneumonia e dyfishte.
Më herët, Papa tha se ai po përballej me një periudhë të vështirë dhe shprehu falënderimet e tij për lutjet e besimtareve që po e ndihmojnë gjatë kësaj kohe.
Bergolio është përballur edhe me parë me problem shëndetësore respiratore, pasi ka hequr një pjesë të mushkërisë kur ka qenë i ri.
Pavarësisht betejave të tij me shëndetin, miqtë dhe biografët e afërt me Papën kanë këmbëngulur se ai nuk ka në plan të tërhiqet. Dhe, pavarësisht shëndetit të tij të brishtë, Papa ka vazhduar punën e tij nga spitali.
Viti 2025 është një vit i shenjtë katolik, me 32 milionë pelegrinë që pritet të udhëtojnë në Romë.