Dogana e Maqedonisë konfiskoi një autobus me targa të Kosovës

Nga Drejtoria e Doganave të Maqedonisë së Veriut njoftojnë se kanë konfiskuar një autobus me targa të Republikës së Kosovës. Sipas njoftimit, autobusi po udhëtonte në relacionin Stamboll-Prishtinë, ndërkaq doganierët zbuluan se i njëjti ishte përshtatur me hapësira të posaçme për fshehje të gjësendeve. Ndërkaq ende nuk ka informacione zyrtare se kujt i takonte ky

Dogana e Maqedonisë konfiskoi një autobus me targa të Kosovës

Nga Drejtoria e Doganave të Maqedonisë së Veriut njoftojnë se kanë konfiskuar një autobus me targa të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit, autobusi po udhëtonte në relacionin Stamboll-Prishtinë, ndërkaq doganierët zbuluan se i njëjti ishte përshtatur me hapësira të posaçme për fshehje të gjësendeve.

Ndërkaq ende nuk ka informacione zyrtare se kujt i takonte ky autobus dhe nëse po mbarte diçka të paligjshme në momentin kur edhe u konfiskua nga dogana e Maqedonisë së Veriut.