‘Dridhet’ Milan, gjiganti anglez po tenton transferimin e Pulisic

Manchester United raportohet se janë të interesuar të rikthejnë në Ligën Premier ish-sulmuesin e Chelseat, Christian Pulisic. Aston Villa po ashtu lidhet me një interes për yllin e SHBA-së, i cili ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij për AC Milan. Një tjetër transferim për amerikanin mund të arrihet në vitin 2026, pasi oferta për […]

‘Dridhet’ Milan, gjiganti anglez po tenton transferimin e Pulisic

Manchester United raportohet se janë të interesuar të rikthejnë në Ligën Premier ish-sulmuesin e Chelseat, Christian Pulisic.

Aston Villa po ashtu lidhet me një interes për yllin e SHBA-së, i cili ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij për AC Milan.

Një tjetër transferim për amerikanin mund të arrihet në vitin 2026, pasi oferta për rinovimin e kontratës në “San Siro” mbetet ende e nënshkruar.

Pulisic u transferua në Itali në vitin 2023, duke i dhënë fund një periudhe katërvjeçare te Chelsea. Ai pati sukses në Angli, duke shënuar një het-trik në Ligën Premier dhe duke fituar Ligën e Kampionëve.

Me këtë në mendje, ai mirëpriti një fillim të ri kur Milani trokiti. Te kuqezinjtë ka vendosur rekorde personale në aspektin e golave, duke e çuar atë shifër në 17 realizime sezonin e kaluar.

Në fillim të vitit 2025 pati zëra se Pulisic po konsiderohej nga Liverpool si pasues potencial i Mohamed Salah, përpara se superylli egjiptian të nënshkruante një kontratë të re në “Anfield”.

Manchester United thuhet se gjithashtu e ka pasur në radar herë pas here.

Sipas Fichajes, “Djajtë e Kuq” po shqyrtojnë sërish mundësinë e një lëvizjeje.

Pretendohet se United dëshiron që Pulisic të jetë pjesë e një “sulmi të rinovuar”, pasi synojnë lojtarë më “kreativë dhe vendimtarë në ndeshje” dhe të ndërtojnë një skuadër që mund të forcojë aspiratat e tyre për garat evropiane./Telegrafi/