Nga Durrësi në Fier, pamjet nga momenti i transferimit të Erion Veliajt (VIDEO)
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është transferuar këtë të mërkurë në burgun e Fierit, pas një vendimi të marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Veliaj, i cili prej shkurtit të vitit 2025 qëndronte në paraburgimin e Durrësit pas arrestimit në kuadër të hetimeve të SPAK, tashmë do të mbahet në institucionin e vuajtjes së dënimit në Fier.
Vendimi për transferimin është marrë nga autoritetet e burgjeve dhe nuk ka ardhur si rezultat i një kërkesë nga vetë kryebashkiaku. Arsyet që kanë çuar në këtë lëvizje nuk janë bërë ende publike nga institucionet përkatëse.
Veliaj në reagimin e tij në mediat sociale e ka cilësuar transferimin si një akt pa transparencë dhe “rrëmbim policor”.
Ai ka i bërë thirrje Ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, duke u kërkuar të ndërhyjnë urgjentisht për të verifikuar shkaqet e atij që e quan “transferim politik”.
Transferimi nga burgu i Durrësit në Fier, reagon Veliaj: Rrëmbim policor, cenon rëndë të drejtat e miaThe post Nga Durrësi në Fier, pamjet nga momenti i transferimit të Erion Veliajt (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



