Dyshimet për keqpërdorimin e 166 mijë eurove, BIK: Pretendimet e ish-arkëtarit Rexha janë të pabazuara
Këshilli i Bashkësisë Islame në Prishtinë, ka mbajtur një konferencë për media për të sqaruar pretendimet e ish-arkatarit të BIK-ut Bahri Rexha, se janë zhdukur 166 mijë euro. Anëtari i Këshillit të Bashkësisë Islame, Bahri Sejdiu, tha se deklaratat e ish-arkëtarit Bahri Rexha janë të pabazuara dhe nuk mbështeten në prova dhe fakte. Sejdiu thekoi
Këshilli i Bashkësisë Islame në Prishtinë, ka mbajtur një konferencë për media për të sqaruar pretendimet e ish-arkatarit të BIK-ut Bahri Rexha, se janë zhdukur 166 mijë euro.
Anëtari i Këshillit të Bashkësisë Islame, Bahri Sejdiu, tha se deklaratat e ish-arkëtarit Bahri Rexha janë të pabazuara dhe nuk mbështeten në prova dhe fakte.
Sejdiu thekoi para mediave se BIK-u vepron në përputhje me ligjin, duke ofruar transparencë dhe llogaridhënie.
“Për shkak të dyshimeve të bazuara për shkelje ligjore nga ana e ish-akëtarit Rexha, Këshilli i BIK ka ndërmarrë hapat procedurale, padinë civile ndaj ish-arkëtarit Rexha dhe kallëzim penal pranë Prokurorisë”, tha ai.
Ai ftoi organet kompetente ta trajtojnë këtë çështje me seriozitet dhe profesionalizëm, në mënyrë që të del në pah e vërteta.
“Ritheksojmë se çdo deklaratë e bërë nga ish-arkëtari Rexha është e pabazuar dhe nuk mbështetet në asnjë provë ligjore”, tha Sejdiu.
Derisa avokati Florim Shefqeti, tha se kjo konferencë u thirr për t’i njoftuar besimtarët lidhur me dyshimet për keqpërdorim në BIK.
Ai theksoi se ish-arkëtarit që dyshohet se keqpërdori është paraqitur padi dhe kallëzim penal.
“Ka qenë njoftim i besimtarëve duke qenë se personi që dyshohet që e ka keqpërdorur ka bërë akuza që lidhen me aktivitetin dhe aspektet e besimtarëve, pra ka të bëjë me njoftimin që Këshilli i siguron të gjithë besimtarët se nuk ka asnjë keqpërdorim nga të njëjtit”, tha Shefqeti.
Sipas tij, i vetmi i autorizuar për tërheqje të parave ka qenë Rexha dhe se pasi ka punuar aty mbi 8 vite ishte ndërtuar besimi në të.