E konfirmon Policia: Arrestohet i dyshuari për vras*jen në Vushtrri
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Vushtrri, ku një person është gjetur i shtrirë në tokë, i plagosur me armë zjarri Rasti dyshohet se ka ndodh rreth orës 20:30, në rrugën “Galip Badivuku”, në Vushtrri. I dyshuari tashmë është arrestuar, ka konfirmuar Policia “Rreth orës 20:35, policia ka pranuar informatën për të shtëna

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Vushtrri, ku një person është gjetur i shtrirë në tokë, i plagosur me armë zjarri
Rasti dyshohet se ka ndodh rreth orës 20:30, në rrugën “Galip Badivuku”, në Vushtrri.
I dyshuari tashmë është arrestuar, ka konfirmuar Policia
“Rreth orës 20:35, policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Galip Badivuku ’ në Vushtrri.
Nga hetimet e para nga vendi i ngjarjes, ishte bërë e ditur se një person i dyshuar kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës A. Z., 19 vjeçar. Viktima është dërguar në Spitalin e Vushtrrisë ku nga autoritetet spitalore është konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë.
Me urdhër te Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.
Nga hetimet e kryera në vendin e ngjarjes dhe ekzaminimet e kryera, hetuesit policor si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar tri (3)gëzhoja.
Hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B. D., 19 vjeçar nga i cili është konfiskuar një armë pistoletë që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në kryerjen e veprës penale.
Në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë (5) fishekë.
Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vrasje e rëndë”.