E papritur, Napoli pranë nënshkrimit me yllin e Milanit
“Sky Sport Italia” raporton se Napoli është gati të nënshkruajë me sulmuesin e Milanit, Noah Okafor, nëse Allan Saint-Maximin nuk transferohet në “Stadio Maradona”. Napoli ka ‘rezervuar’ transferimin e Okaforit nga Milani. “Partenopei” janë ende në kërkim të një zëvendësuesi për Khvicha Kvaratskhelia, dhe sipas “Sky”, ata kanë arritur një marrëveshje me agjentët e Okafor. […]

“Sky Sport Italia” raporton se Napoli është gati të nënshkruajë me sulmuesin e Milanit, Noah Okafor, nëse Allan Saint-Maximin nuk transferohet në “Stadio Maradona”.
Napoli ka ‘rezervuar’ transferimin e Okaforit nga Milani. “Partenopei” janë ende në kërkim të një zëvendësuesi për Khvicha Kvaratskhelia, dhe sipas “Sky”, ata kanë arritur një marrëveshje me agjentët e Okafor.
Reprezentuesi zviceran ishte afër bashkimit me RB Leipzig në fillim të këtij muaji, por transferimi i tij në Gjermani dështoi pas testeve mjekësore.
Okafor nuk është objektivi kryesor i Napolit. Drejtuesit e Serie A janë ende duke u përpjekur të arrijnë një marrëveshje të plotë për të huazuarin e Fenerbahçes, Saint-Maximin, i cili është nën kontratë me Al-Ahli.
Nëse marrëveshja për të nënshkruar me francezin në huazim dështon, Napoli është gati të nënshkruajë me Okafor.
Milani e ka identifikuar Joao Felix të Chelseat si zëvendësuesin ideal për Okafor, kështu që agjenti i portugezit Jorge Mendes po punon për një marrëveshje të mundshme me Blutë.