Loredana i shprehet Jozit: “Jam shumë mirënjohëse që të njoha”
Loredana dhe Jozi duket se kanë lënë pas sherret e së shkuarës dhe po shijojnë historinë e dashurisë, e cila ka lindur pikërisht në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Gjatë një nate të kaluar pranë njëri-tjetrit, Loredana shprehu ndjenjat e saj të thella për Jozin, duke e falënderuar për praninë e tij në jetën…

Gjatë një nate të kaluar pranë njëri-tjetrit, Loredana shprehu ndjenjat e saj të thella për Jozin, duke e falënderuar për praninë e tij në jetën e saj.
Ajo i tha: “Pjesa më e bukur e jotja del pikërisht kur je me mua.”
Jozi, i emocionuar, iu përgjigj: “Po, e ke gjetur.”
Në një moment intim, Loredana vazhdoi të shprehte ndjenjat për Jozin, duke i thënë se ndihej shumë e lumtur që e kishte njohur dhe që ai ishte pjesë e jetës së saj.
Ajo shtoi: “E di… meqë është fundi i marsit, desha të të thosha Jozef Marku që jam shumë mirënjohëse që të kam gjetur këtu brenda, që jemi pikërisht në këtë krevat. Nuk e di nga dole, nuk e di çfarë kam bërë të mirë në këtë jetë që më dole këtu brenda. Çdo ditë të shikoj dhe them sa i bukur që është.”