Egli dhe Gjesti në debat të ashpër: “Më vendose leckën në fytyrë”
Debatet e ashpra nuk kanë të sosur mes Gjestit dhe Eglit, që pas rikthimit të kësaj të fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”. Mbrëmjen e djeshme, dyshja janë përplasur sërish, teksa me tone të larta kanë “sulmuar” njëri-tjetrin. Si duket, një lojë me miell e iniciuar nga Egli dhe Danja, u bë shkak […]

Debatet e ashpra nuk kanë të sosur mes Gjestit dhe Eglit, që pas rikthimit të kësaj të fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.
Mbrëmjen e djeshme, dyshja janë përplasur sërish, teksa me tone të larta kanë “sulmuar” njëri-tjetrin. Si duket, një lojë me miell e iniciuar nga Egli dhe Danja, u bë shkak i debatit mes tyre.
Teksa po sqaroheshin për lojën, Egli është revoltuar dhe i ka kërkuar llogari banorit, pasi ky i fundit sipas saj, i ka drejtuar leckën në fytyrë dhe nuk i ka kërkuar falje. Më tej, ajo i ka kërkuar që të mos luajnë asnjë lojë bashkë, duke i thënë edhe mosmirënjohës.
Pjesë nga debati:
Egli: Më vendose leckën në fytyrë dhe nuk më kërkove falje.
Gjesti: Të kërkova. Ti je e pistë, më ndjek mua dhe më thua i pistë.
Egli: Të kam falur, lëre leckën, të ma bëje në trup, nuk do mërzitesha.
Gjesti: Unë nuk luaj si ti.
Egli: Ti do me kalu në ekstrem, nuk ta lejoj kurrë. Mos ma mbulo krevatin me miell. Erdha ta vazhdoja me miell dhe më berë qull.
Gjesti: Dua të loz.
Egli: Më fal që të paskam bërë esktremin. Nga nesër e mbrapa asnjë lojë bashkë edhe pse sot ta bën gocat lojën, jo unë. Hajde edhe njëherë afër meje dhe ta tregoj unë, mosmirnjohës.