Pas sulmit në Mannheim: Reagon Konsullata e Kosovës në Shtutgart
Dje pas sulmit në Mannheim të Gjermanisë, ku dy persona humbën jetën, Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart, doli me një njoftim drejtuar shtetasve të Kosovës në Mannheim, përcjell albinfo.ch. “Pas sulmit që ndodhi sot në qytetin e Mannheim-it, Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane […] The post Pas sulmit në Mannheim: Reagon Konsullata e Kosovës në Shtutgart appeared first on Albinfo.

Dje pas sulmit në Mannheim të Gjermanisë, ku dy persona humbën jetën, Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart, doli me një njoftim drejtuar shtetasve të Kosovës në Mannheim, përcjell albinfo.ch.
“Pas sulmit që ndodhi sot në qytetin e Mannheim-it, Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe me pjesëtarët e mërgatës sonë në këtë qytet.
Lusim të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, që kanë nevojë për ndihmë, të na kontaktojnë në numrin emergjent të Konsullatës:
+49 152 37337814.
Ju lutemi të qëndroni të sigurt dhe të ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale“, thuhet në njoftimin e Konsullatës së Kosovës në Shtutgart.
The post Pas sulmit në Mannheim: Reagon Konsullata e Kosovës në Shtutgart appeared first on Albinfo.