Shqipëria turistike i flet botës si vend nderi në panairin e Berlinit

Shqipëria - vendi i nderit në Panairin global të Turizmit në Berlin The post Shqipëria turistike i flet botës si vend nderi në panairin e Berlinit appeared first on Albinfo.

Shqipëria turistike i flet botës si vend nderi në panairin e Berlinit

Në Berlin u hap panairi më i madh ndërkombëtar i turizmit ITB, ku për herë të parë Shqipëria ka rolin e vendit të nderit.

Në hapjen zyrtare të panairit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se turizmi është një një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.

Shqipëria turistike i flet botës nga Berlini, me krenarinë e vendit të nderit në panairin më të madh global të turizmit IBT.

Përfaqësuesit i ITB Berlin, organizues i panairit, Mario Tobias u shpreh në hapje të panairit (3 mars) se ndjehet krenar për këtë partneritet me Shqipërinë.

Ai u shprehu mirënjohjen për mikpritjen vitin e shkuar kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

“Bota e udhëtimit jeton këtu, askund tjetër! Dua të veçoj Shqipërinë, vendi pritës i 2025-ës. Jam shumë entuziast që është vendi mikpritës këtë vit. Përgjatë kësaj mbrëmjeje do t’ju marr me vete në një udhëtim mahnitës drejt këtij destinacioni tërheqës. Shqipëria ka pasur një prani të fortë në ITB për shumë e shumë vite, jemi krenarë që kemi një partneritet afatgjatë. Programi i sotëm premton që të mos jetë më pak se sa spektakolar dhe mezi pres që të shihni edhe më shumë”, tha ai.

Pas fjalimeve në ceremoninë e hapjes në CityCube Berlinu prezantua një vitrinë magjepsëse të pasurive kulturore të Shqipërisë nën sloganin “All Senses” (të gjitha ndjesitë).

The post Shqipëria turistike i flet botës si vend nderi në panairin e Berlinit appeared first on Albinfo.