Nis lufta tregtare/ Kina dhe Kanadaja i përgjigjen po me tarifa SHBA
Menjëherë pas hyrjes në fuqi të tarifave të Trump, Kanadaja dhe Kina i janë kundërpërgjigjur Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke vendosur tarifa ndaj një grupi të konsiderueshëm mallrash që importohen nga ky vend kryesisht ndaj produkteve bujqësore amerikane, duke përfshirë grurin, misrin, viçin dhe sojën. Kina ka njoftuar se do të vendosë tarifa të [...]Read More...

Menjëherë pas hyrjes në fuqi të tarifave të Trump, Kanadaja dhe Kina i janë kundërpërgjigjur Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke vendosur tarifa ndaj një grupi të konsiderueshëm mallrash që importohen nga ky vend kryesisht ndaj produkteve bujqësore amerikane, duke përfshirë grurin, misrin, viçin dhe sojën.
Kina ka njoftuar se do të vendosë tarifa të reja për një sërë importesh bujqësore nga SHBA-ja javën e ardhshme.
Ministria e saj e financave tha se tarifa shtesë prej 15% do të vendosen për pulën, grurin, misrin dhe pambukun, tarifa të tjera 10% për sojë, mish derri, viç, frutat, perimet dhe produktet e qumështit.
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka thënë se Otava do të përgjigjet me tarifa të menjëhershme prej 25% për importet amerikane me vlerë 30 miliardë dollarë.
“Tarifat do të prishin një marrëdhënie tregtare tepër të suksesshme”, ka thënë Trudeau, duke shtuar se ato do të shkelnin marrëveshjen e tregtisë së lirë SHBA-Meksikë-Kanada të nënshkruar nga Trumpi gjatë mandatit të tij të parë.
Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, pritej të njoftonte përgjigjen e saj të martën në mëngjes.Tarifat e SHBA-së kanë hyrë në fuqi prej 25 për qind ndaj mallrave nga Kanadaja dhe Meksika, dy partnerët më të mëdhenj tregtarë të SHBA-së, dhe tarifat 20% kundër Kinës – duke dyfishuar taksë ndaj këtij vendi nga muaji i kaluar. Detyrimet do të ndikojnë në mbi 918 miliardë dollarë importe amerikane nga Kanadaja dhe Meksika, raportoi të martën “The Guardian”.
Tarifat janë në thelb taksa për mallrat e huaja që paguhen nga importuesit.
Analistët po paralajmërojnë se tarifat e Presidentit Trump mund të dëmtojnë tregtinë globale, por ai ka këmbëngulur se ato janë të nevojshme për të “mbrojtur” amerikanët dhe ekonominë amerikane.Për shkak të kësaj, kritikët paralajmërojnë se tarifat e Trump përfundimisht do të çojnë në çmime më të larta për konsumatorët amerikanë.