Egli-Gjestit: Pse ke dashur të më marrësh fytyrën para një Shqipërie
Pavarësisht se patën një darkë sqaruese, Egli Tako nuk e ka lënë me kaq përballjen me Gjestin pas spektaklit të së martës në Big Brother VIP Albania. Në një diskutim të tensionuar, Egli i kërkoi llogari për veprimet e tij, duke e akuzuar se e ka turpëruar para gjithë Shqipërisë për shkak të gjërave që […]

Pavarësisht se patën një darkë sqaruese, Egli Tako nuk e ka lënë me kaq përballjen me Gjestin pas spektaklit të së martës në Big Brother VIP Albania.
Në një diskutim të tensionuar, Egli i kërkoi llogari për veprimet e tij, duke e akuzuar se e ka turpëruar para gjithë Shqipërisë për shkak të gjërave që ajo pa gjatë kohës që ishte jashtë shtëpisë për nëntë ditë.
“Pse ke bërë budallallëqet e tjera? Si kam merituar të më marrësh fytyrën para një Shqipërie të tërë? Pikërisht mua që nuk të jam prerë kurrë në besë,” tha ajo me tone të larta.
Gjesti, nga ana tjetër, u mundua ta qetësonte, duke e thirrur me përkëdheli dhe duke i premtuar se gjithçka do të sqarohet kur të dalin jashtë.
Pjesë nga biseda e tyre:
Egli: “Pse ke bërë budallallëqet e tjera. Si kam merituar të bësh. Pse ke dashur të më marrësh fytyrën para një Shqipërie të tërë. Pikërisht mua që nuk të jam prerë kurrë në besë. Ma ke marrë fytyrën o Gjest”, i tha ajo.
Gjesti: “Po pse moj zemër”, vazhdoi këngëtari pejan duke e përsëritur këtë gjë.
Egli: “Se më pas thoje nuk e dua këtë gocë. E kupton ku je. Nuk do të doje të ta bënte dikush. Kur e ke parë që ndoshta unë kisha filluar ta përjetoj këtë gjënë ndryshe. Unë nuk jam për aventura”.