Vera ekstreme po i vë nën presion pyjet e Zvicrës

Vera ekstreme po i vë nën presion pyjet e Zvicrës

Thatësira e zgjatur dhe temperaturat mbi 35 gradë kanë dëmtuar pemët, ndërsa studiuesit paralajmërojnë se pyjet zvicerane po e kanë gjithnjë e më të vështirë t’u përshtaten verave ekstreme

Pemët në Zvicër po tregojnë shenja serioze të stresit klimatik pas një vere të karakterizuar nga temperatura shumë të larta dhe thatësirë e zgjatur. Në shumë zona, gjethet nisën të merrnin ngjyrë kafe që në mesin e korrikut, shumë më herët se zakonisht.

Sipas studiuesve të EPFL, kombinimi i mungesës së reshjeve për periudha të gjata dhe temperaturave mbi 35°C ka penguar transportimin normal të ujit brenda pemëve. Si pasojë, disa prej indeve të tyre kanë filluar të vdesin, transmeton albinfo.ch.

Ndryshe nga procesi natyror i vjeshtës, kur pemët rikuperojnë një pjesë të lëndëve ushqyese nga gjethet para se ato të bien, dëmtimi i shkaktuar nga nxehtësia dhe thatësira nuk ua mundëson këtë proces normal.

Shkencëtarët paralajmërojnë se verat ekstreme po përsëriten me një ritëm gjithnjë e më shqetësues. Pas viteve 2003, 2015, 2018 dhe 2022, edhe vera e vitit 2026 po konsiderohet një tjetër periudhë e rëndë për pyjet zvicerane. Frekuenca e këtyre episodeve mund të jetë shumë e lartë që pyjet të kenë kohë të përshtaten.

Në të ardhmen, kjo mund të ndryshojë edhe përbërjen e pyjeve në Zvicër. Specie si ahu dhe bredhi, më të ndjeshme ndaj temperaturave të larta dhe mungesës së ujit, mund të humbasin terren, ndërsa specie më rezistente ndaj nxehtësisë, si lisi, mund të bëhen më të përhapura.

The post Vera ekstreme po i vë nën presion pyjet e Zvicrës appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.