Elmazi: Saraji përfshihet me projekte të reja në rebalancin e buxhetit të Qytetit të Shkupit

Elmazi: Saraji përfshihet me projekte të reja në rebalancin e buxhetit të Qytetit të Shkupit

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, e ka përshëndetur rebalancin e buxhetit të Qytetit të Shkupit, duke e cilësuar atë si një hap konkret drejt realizimit të projekteve të premtuara për qytetarët e Sarajit.

Në rebalancin e miratuar janë përfshirë disa projekte të rëndësishme për këtë komunë, ndër të cilat ndërtimi i urës së re dhe rrethrrotullimit në Saraj, ndërtimi i rrugëve të reja dhe projekte të tjera infrastrukturore me rëndësi për qytetarët.

Elmazi ka shprehur mirënjohje për kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, si dhe për këshilltarët që mbështetën rebalancin dhe projektet që, sipas tij, janë në interes të drejtpërdrejtë të Sarajit.

“Ajo që premtojmë, atë e realizojmë!”, theksoi Elmazi, duke shtuar se përfshirja e këtyre projekteve në buxhet është vetëm fillimi i një procesi që synon përmirësimin e infrastrukturës dhe cilësisë së jetës në komunë.

“Fjalët i kthejmë në vepra, premtimet në projekte, ndërsa projektet në realitet. Ky është vetëm një hap drejt realizimit të asaj që kemi premtuar”, u shpreh Elmazi.

Ai theksoi se bashkëpunimi me Qytetin e Shkupit do të vazhdojë edhe më tej, me synim realizimin e projekteve konkrete për qytetarët.

“Bashkë po e zhvillojmë Sarajin. Ajo që e premtuam, do ta realizojmë!”, nënvizon Elmazi.

The post Elmazi: Saraji përfshihet me projekte të reja në rebalancin e buxhetit të Qytetit të Shkupit appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.