Nis gjykimi ndaj Teuta Arifit: Akuzohet për skemën e kontratave fiktive, dëmi prej 1 milion eurosh në buxhet

Nis gjykimi ndaj Teuta Arifit: Akuzohet për skemën e kontratave fiktive, dëmi prej 1 milion eurosh në buxhet

Në Gjykatën Themelore në Tetovë ka filluar sot procesi gjyqësor kundër ish-kryetares së Tetovës Teuta Arifi, lidhur me rastin për kontratat fiktive gjatë qeverisjes së saj me komunën.

Teuta Arifi akuzohet për veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”. Ajo dyshohet se nëpërmjet qindra kontratave fiktive, dëmtoi buxhetin e komunës në vlerë prej 1 milion euro.

Seanca e sotme është shtyrë pak minuta pas fillimit, ndërsa seanca e radhës pritet të mbahet më 11 ose 17 nëntor.

Përveç për këtë rast, ndaj Teuta Arifit ka edhe 3 padi të tjera nga Komuna e Tetovës, që lidhen me keqpërdorime gjatë qeverisjes së saj në komunë.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.