Emilja Rexhepi: Nuk shoh hapësirë që opozita ta formoj Qeverinë e re, Albin Kurti është më i votuari
Kryetarja e partisë NDS, njëkohësisht zëvendëskryeministrja e vendit, Emilja Rexhepi, ka folur për FrontOnline, rreth formimit të Qeverisë së re. Rexhepi thotë se partia e saj është fituese e zgjedhjeve në komunitetin boshnjak. ‘’NDS- partia e së cilës unë jam lidere është fituese në radhët e komunitetit boshnjak’’ thotë ajo. Rexhepi, deklaron se Kurti është
Kryetarja e partisë NDS, njëkohësisht zëvendëskryeministrja e vendit, Emilja Rexhepi, ka folur për FrontOnline, rreth formimit të Qeverisë së re.
Rexhepi thotë se partia e saj është fituese e zgjedhjeve në komunitetin boshnjak.
‘’NDS- partia e së cilës unë jam lidere është fituese në radhët e komunitetit boshnjak’’ thotë ajo.
Rexhepi, deklaron se Kurti është personi më i votuar në Kosovë dhe pret që i njëjti ta formojë Qeverinë e re.
‘’Në këto zgjedhje, VV-ja është partia fituese në komunitetin shqiptar dhe Albin Kurti është personi që ka marrë më shumë vota nga qytetarët, nga i cili pres formimin e qeverisë së re Kurti 3’’, deklaroi ajo.
Megjithatë, Rexhepi, thotë se ka raporte korrekte me gjithë përfaqësuesit e opozitës, por në këto momente nuk sheh hapësirë që opozita ta formojë Qeverinë.
‘’Sa i përket opozitës, unë kam marrëdhënie korrekte me të gjithë përfaqësuesit politikë dhe kam qenë gjithmonë aty kur kanë pasur nevojë për votë për kryetarin e Parlamentit, për kryeministrat e qeverive të mëparshme dhe për të gjithë ish-presidentët e shtetit, në këtë moment nuk shoh hapësirë që opozita të formojë qeverinë’’ përfundoj ajo.