Dua Lipa mund të jetë një nga emrat kryesorë të Coachella 2027

Dua Lipa mund të jetë pjesë e listës së artistëve kryesorë të Coachella 2027, një prej festivaleve më të mëdha dhe më të rëndësishme të muzikës në botë, transmeton albinfo.ch.
Sipas HITS Daily Double, këngëtarja thuhet se është në negociata për të qenë një nga emrat që do të kryesojnë festivalin. Burime pranë këngëtares kanë bërë të ditur se ekipi i saj ka qenë në diskutime me organizatorët e Coachella-s prej një periudhe kohore.
Nëse marrëveshja finalizohet, kjo do të shënonte një moment të veçantë në karrierën e Dua Lipës, pasi ajo nuk ka qenë asnjëherë artiste kryesore e Coachella-s.
Paraqitja e saj e vetme në këtë festival ka qenë në vitin 2017, kur Dua Lipa u shfaq si e ftuar gjatë performancës së DJ-it dhe producentit Martin Garrix.
Kështu, nëse raportimet konfirmohen, Coachella 2027 do të shënonte debutimin e Dua Lipës si headlinere e festivalit, duke e vendosur atë në mesin e emrave kryesorë të skenës muzikore botërore.
Për momentin, pjesëmarrja e saj nuk është konfirmuar zyrtarisht, ndaj lajmi mbetet në kuadër të raportimeve dhe negociatave të mundshme./Albinfo.ch
The post Dua Lipa mund të jetë një nga emrat kryesorë të Coachella 2027 appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



