Goditje bixhozit ilegal në internet në Maqedoni: Ministria bllokon edhe 104 faqe të tjera (LISTA)

Goditje bixhozit ilegal në internet në Maqedoni: Ministria bllokon edhe 104 faqe të tjera (LISTA)

Ministria e Transformimit Digjital në Maqedoninë e Veriut njofton se pranë Agjencisë për Komunikime Elektronike (AKE) është dorëzuar një urdhër i ri për bllokimin e 104 ueb-faqeve shtesë, përmes të cilave organizohen në mënyrë ilegale lojëra fatit online, përcjell INA.

Me këtë, numri i përgjithshëm i faqeve të përfshira me urdhrat e deritanishëm për bllokim arrin në 462. Me këtë vazhdojnë aktivitetet për parandalimin e organizimit ilegal të lojërave të fatit përmes internetit dhe për kufizimin e qasjes në platforma që punojnë në kundërshtim me ligjin.

Këto masa kanë për qëllim mbrojtjen e qytetarëve në hapësirën digjitale, veçanërisht nga rreziqet e ndërlidhura me ndarjen e të dhënave personale dhe financiare në platforma ilegale. Theks i veçantë i kushtohet mbrojtjes së të mekurve dhe parandalimit të ekspozimit të tyre ndaj bixhozit online, njofton MTD.

Në përputhje me urdhrin e dorëzuar, sqaron Ministria, AKE është e obliguar që në afat prej pesë ditësh nga pranimi i tij t’ua përcjellë atë operatorëve të rrjeteve të komunikimeve elektronike. Operatorët duhet të veprojnë menjëherë sipas urdhrit dhe të kufizojnë qasjen në ueb-faqet e cekura, duke shfaqur njoftimin përkatës për arsyen e bllokimit.

“Ju bëjmë apel qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të mos ndajnë të dhëna personale dhe financiare në ueb-faqe të paverifikuara. Po ashtu, u bëjmë thirrje prindërve dhe kujdestarëve t’u kushtojnë vëmendje shtesë aktiviteteve online të fëmijëve dhe të bisedojnë me ta për rreziqet në internet.

Ministria e Transformimit Digjital vazhdon me ndërmarrjen e masave në kuadër të kompetencave të saj për suzbitjen e organizimit ilegal online të lojërave të fatit dhe krijimin e një hapësire më të sigurt në internet për qytetarët.”

Shikoni listën me ueb-faqet e përfshira në urdhër dhe shresën zyrtare drejtuar Agjencisë për Komunikime Elektronike:

 

 


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.