EMRI/ Pjesë e grupit që kultivoi 870 kg kanabis në Berat, arrestohet në Angli 30 vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
Një 30 vjeçar, pjesëtar i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Angli. Në pranga ka përfunduar Xhuliano Hoxha, ndaj të cilit GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave […] The post EMRI/ Pjesë e grupit që kultivoi 870 kg kanabis në Berat, arrestohet në Angli 30 vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar appeared first on Ditar.al.
Një 30 vjeçar, pjesëtar i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Angli.
Në pranga ka përfunduar Xhuliano Hoxha, ndaj të cilit GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është pjesëtar i grupit kriminal që ka kutivuar bimë narkotike në sera, në fshatin Drenovicë, Berat, në vitin 2022.
Gjatë megaoperacionit të koduar “Stuhia”, që goditi këtë grup kriminal, Policia sekuestroi 870 kilogramë lëndë narkotike kanabis.
Njoftimi i policisë:
Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit të koduar “The Ëanted”, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Kapet në Mbretërinë e Bashkuar dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, një 30-vjeçar i akuzuar nga GJKKO, si pjesëtar i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve.
Gjatë megaoperacionit të koduar “Stuhia”, që goditi këtë grup kriminal, në muajin nëntor 2022, në fshatin Drenovicë, Berat, Policia sekuestroi 870 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Mançester, Mbretëria e Bashkuar, u bë e mundur kapja në Mbretërinë e Bashkuar dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, i shtetasit:
Xh. H., 30 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin e datës 22.04.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është pjesëtar i grupit kriminal që ka kutivuar bimë narkotike në sera, në fshatin Drenovicë, Berat, në vitin 2022.
Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me Interpol Mançester, për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.
The post EMRI/ Pjesë e grupit që kultivoi 870 kg kanabis në Berat, arrestohet në Angli 30 vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar appeared first on Ditar.al.
