Florjan Binaj: Trafiku në Tiranë i kushton qytetarëve 15 ditë në vit
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka ndarë sot një nga shqetësimet më të mëdha të përditshme të banorëve të kryeqytetit, trafikun. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Binaj ka theksuar se bllokimet e përditshme në rrugët e Tiranës i bëjnë qytetarët të humbasin mesatarisht 15 ditë në vit, kohë që mund […] The post Florjan Binaj: Trafiku në Tiranë i kushton qytetarëve 15 ditë në vit appeared first on Ditar.al.
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka ndarë sot një nga shqetësimet më të mëdha të përditshme të banorëve të kryeqytetit, trafikun.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Binaj ka theksuar se bllokimet e përditshme në rrugët e Tiranës i bëjnë qytetarët të humbasin mesatarisht 15 ditë në vit, kohë që mund të shpenzohej ndryshe, pranë familjes apo miqve.
“Çdo qytetar i Tiranës humb mesatarisht 1 orë në ditë në trafik.
Në 1 muaj humb 1 ditë e 6 orë.
Në një vit humb 15 ditë.
Nëse rregullojmë trafikun në Tiranë, ato 15 ditë mund t’i kalojmë pranë prindërve tanë, fëmijëve tanë ose me miqtë tanë”, – shkruan ai.
Sipas Binajt, zgjidhja e problemit të trafikut është thelbësore për të rikthyer kohën e humbur të qytetarëve dhe për ta kthyer Tiranën në një qytet më të jetueshëm.
The post Florjan Binaj: Trafiku në Tiranë i kushton qytetarëve 15 ditë në vit appeared first on Ditar.al.
