Enver Hoxhaj uron kryediplomaten e re austriake

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar ministren e re tw Jashtme të Austrisë, Beate Meinl – Reisinger, për marrjen e detyrës. Në një postim në rrjetin social X, ai  ka shprehur bindjen e tij se Meinl do të bëjë një punë të shkëlqyer në këtë rol të rëndësishëm dhe ka shprehur dëshirën

Enver Hoxhaj uron kryediplomaten e re austriake

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar ministren e re tw Jashtme të Austrisë, Beate Meinl – Reisinger, për marrjen e detyrës.

Në një postim në rrjetin social X, ai  ka shprehur bindjen e tij se Meinl do të bëjë një punë të shkëlqyer në këtë rol të rëndësishëm dhe ka shprehur dëshirën për t’u takuar së shpejti me të.

“Urime, mikja ime e çmuar Beate Meinl – Reisinger, për emërimin si Ministre e Jashtme e Austrisë! Të uroj gjithë të mirat në këtë rol të rëndësishëm. Nuk kam asnjë dyshim që do të bësh një punë të shkëlqyer dhe mezi pres të takohemi së shpejti. Viel Erfolg!”, ka shkruar Hoxhaj.