Europa, 800 milionë euro për mbrojtjen/ Krisafi: Synimi i Rusisë, shpërbërja e BE dhe NATO-s

Europa po merr masat e saj sa i takon sektorit të mbrojtjes duke vënë në dispozicion një fond prej 800 milionë euro për tanke dhe raketa. Sipas ekspertit të gjeopolitikës, Ledion Krisafi qëllimi i Rusisë është shpërbërja e BE, NATO-s dhe shkatërrimi i perëndimit. “ Ka dy deklarata, ajo e Musk i cili duam s’duam [...]Read More...

Europa, 800 milionë euro për mbrojtjen/ Krisafi: Synimi i Rusisë, shpërbërja e BE dhe NATO-s

Europa po merr masat e saj sa i takon sektorit të mbrojtjes duke vënë në dispozicion një fond prej 800 milionë euro për tanke dhe raketa.

Sipas ekspertit të gjeopolitikës, Ledion Krisafi qëllimi i Rusisë është shpërbërja e BE, NATO-s dhe shkatërrimi i perëndimit.

“ Ka dy deklarata, ajo e Musk i cili duam s’duam ka influencë në administratë pavarësisht se mund të thotë çmendurira si dhe presidenti Trump që tha që duhet të tërhiqemi nga NATO dhe OKB.

Ka disa deklarata që kanë vënë në lëvizje Europën e cila ka informacione shumë të sakta dhe po e kupton ça po ndodh. Lufta hibride ruse kundër BE ka nisur, edhe kundër SHBA. Rusia ka qëllim shpërbërjen e BE, të NATOS dhe shkatërrimin e perëndimit.”

/ abcnews.al