Familja shqiptare që humbi 3 djem në zjarr, prindërit me dy fëmijët e tjerë mbijetuan

Tragjedia me zjarrin që goditi një familje nga Shqipëria që jeton në Jacksonville, Florida, ka tronditur komunitetin shqiptar.
Djemtë binjakë rreth 10-vjeçarë dhe i biri tjetër 2-vjeçar nga familja Manati humbën jetë, ndërsa prindërit dhe dy fëmijët e tjerë mbijetuan, por më lëndime, transmeton Klankosova.
Shqiptarët që jetojnë në atë pjesë kanë dhënë lajmin e hidhur edhe në rrjete sociale, ndërsa kanë kërkuar mbështetje për çiftin Gent dhe Albana Manati, shkruan News4Jax.
Për shkaqet e incidentit akoma nuk dihet, por Policia ka nisur tashmë hetimet.
Në disa pamje të publikuara nga Reuters, në ditën kritike, shihen disa familjarë të viktimave, konkretisht gjyshërit e nipërve të vdekur (prindërit e nënës së tyre), Alia dhe Artan Sulollari (Sulovari).
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



