FBI arreston gjyqtaren për ‘pengim’ të procesit në një rast të emigracionit
Një gjyqtare në Milwaukee, Wisconsin, u arrestua të premten nga FBI, në atë që po shihet si një përplasje e re mes administratës së Presidentit Donald Trump dhe gjyqësorit amerikan mbi politikat e ashpra të imigracionit, shkruan DW, transmeton albinfo.ch. Sipas një deklarate nga drejtori i FBI-së, Kash Patel, gjyqtarja Hannah Dugan u arrestua me […] The post FBI arreston gjyqtaren për ‘pengim’ të procesit në një rast të emigracionit appeared first on Albinfo.

Një gjyqtare në Milwaukee, Wisconsin, u arrestua të premten nga FBI, në atë që po shihet si një përplasje e re mes administratës së Presidentit Donald Trump dhe gjyqësorit amerikan mbi politikat e ashpra të imigracionit, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.
Sipas një deklarate nga drejtori i FBI-së, Kash Patel, gjyqtarja Hannah Dugan u arrestua me akuzën e “pengimit të drejtësisë”, pasi dyshohet se ka ndërhyrë në një operacion arrestimi të imigrantëve javën e kaluar në sallën e saj të gjyqit. “Ne besojmë se gjyqtarja Dugan qëllimisht i çorientoi agjentët federalë, duke i larguar ata nga individi që duhej arrestuar,” tha Patel në një postim në X (ish-Twitter), duke shtuar se “veprimet e saj rritën rrezikun për publikun.”
Patel, i emëruar në detyrë nga Presidenti Trump, më vonë fshiu deklaratën e tij fillestare për ta ripostuar me të njëjtin mesazh, gjë që ka ngjallur më shumë polemika në opinionin publik dhe ligjor.
Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, e konfirmoi arrestimin, duke thënë se Dugan dyshohet se ndihmoi një të huaj të paligjshëm për të shmangur arrestimin nga agjentët e Imigracionit dhe Doganave (ICE). “Askush nuk është mbi ligjin,” deklaroi Bondi në një postim të saj, transmeton albinfo.ch.
The post FBI arreston gjyqtaren për ‘pengim’ të procesit në një rast të emigracionit appeared first on Albinfo.