Fero në lidhje të re: Jam i dashuruar si asnjëherë më parë, nuk ka mashkull më romantik se unë
Ish reperi i njohur, Fero ka zbuluar detaje të reja rreth jetës së tij private. Fero tregoi se është në një lidhje te re dashurie, teksa tha se është shumë romantik, transmeton lajmi.net. Fero megjithatë nuk e tregoi identitetin e partneres së tij të re. “Jam i dashuruar dhe të them të drejtën nuk ma…

Fero tregoi se është në një lidhje te re dashurie, teksa tha se është shumë romantik, transmeton
Fero megjithatë nuk e tregoi identitetin e partneres së tij të re.
“Jam i dashuruar dhe të them të drejtën nuk ma merrte mendja që do të dashurohem prapë, por jam dashuruar këtë herë si asnjëherë më parë. I sfidoj të gjithë meshkujt kosovarë, shqiptarë që asnjëri prej tyre nuk janë më romantikë se unë. Iu bëj diss në romantizëm.
Çdo gjë që unë bëj për të është romantizëm, por kam qejf që lidhja ime të jetë konfidenciale, private dhe jemi në fillim të lidhjes”, ka deklaruar ai.
Kujtojmë se Fero ishte në lidhje me Arbenita Ismajlin me të cilën ka edhe një vajzë./