A do të fillojë mësimi në Kosovë me 1 shtator? Përgjigjet ministria e Arsimit

Ka patur dilema në opinion nëse mësimi sivjet mund të shtyhet dhe mos të fillojë me 1 shtator.
Por asgjë nuk ka të vërtetë nga kjo. Mësimi edhe sivjet do të fillojë me datë 1 shtator, ditë e marte.
Këtë e ka konfirmuar edhe Ministria e Arsimit në një përgjigje për Indeksonline.
“Kalendari është i njëjt, mësimi si zakonisht do të fillojë me 1 shtator” thuhet në konfirmimin e Ministrisë së Arsimit.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



