Finalja e Ligës së Kampionëve, 5,400 policë në Paris për sigurinë

Në Paris, autoritetet kanë mobilizuar 5,400 policë për të garantuar sigurinë gjatë finales së Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germain (PSG) dhe Interit, njoftoi të premten shefi i policisë, Laurent Nunez, transmeton albinfo.ch. Edhe pse ndeshja zhvillohet në Munih të Gjermanisë këtë të shtunë, një fitore e PSG-së pritet të shkaktojë festa masive në kryeqytetin […] The post Finalja e Ligës së Kampionëve, 5,400 policë në Paris për sigurinë appeared first on Albinfo.

Finalja e Ligës së Kampionëve, 5,400 policë në Paris për sigurinë

Në Paris, autoritetet kanë mobilizuar 5,400 policë për të garantuar sigurinë gjatë finales së Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germain (PSG) dhe Interit, njoftoi të premten shefi i policisë, Laurent Nunez, transmeton albinfo.ch.

Edhe pse ndeshja zhvillohet në Munih të Gjermanisë këtë të shtunë, një fitore e PSG-së pritet të shkaktojë festa masive në kryeqytetin francez, ku autoritetet kanë paralajmëruar se kjo festë mund të përshkallëzohet në trazira. Për shkak të masave të sigurisë, trafiku do të mbyllet në disa zona të frekuentuara gjatë ditës, ndërsa në mbrëmje shumë rrugë të tjera do të bllokohen për publikun.

Masat e rrepta të sigurisë vijnë pas incidentit të ndodhur në Liverpool, ku dhjetëra tifozë u lënduan gjatë ndeshjes gjysmëfinale. Gjithashtu, festa pas fitores së PSG-së ndaj Arsenalit në gjysmëfinale kishte sjellë trazira në Paris, ku u arrestuan 47 persona dhe tre të tjerë u lënduan nga goditja e një automjeti.

“Do të jemi shumë të vendosur. Nëse ndodhin dëme ose sulme ndaj forcave të rendit, do të ndërhyjmë menjëherë,” tha shefi i policisë Laurent Nunez, duke paralajmëruar për një angazhim të fortë në ruajtjen e rendit gjatë festimeve, transmeton albinfo.ch.

The post Finalja e Ligës së Kampionëve, 5,400 policë në Paris për sigurinë appeared first on Albinfo.