DSM-Firmenich shkurton 50 vende pune në Zvicër

Prodhuesi zvicerano-holandez i vitaminave DSM-Firmenich ka paralajmëruar shkurtime të reja të vendeve të punës, të cilat do të prekin edhe Zvicrën.
Kompania planifikon të eliminojë gjithsej 230 vende pune në mbarë botën, ndërsa 50 prej tyre do të shkurtohen në Zvicër, konkretisht në komunat Sisseln dhe Kaiseraugst, në kantonin Aargau.
Sipas kompanisë, masat lidhen me ndryshimin e kushteve të tregut dhe veçanërisht me konkurrencën gjithnjë e më të fortë nga Kina. Më shumë se 80 për qind e furnizimit botëror me vitamina prodhohet aktualisht në Kinë, çka po ushtron presion të konsiderueshëm mbi prodhuesit e tjerë.
Shkurtimet në DSM-Firmenich vijnë në një periudhë kur edhe kompani të tjera në Zvicër kanë paralajmëruar reduktime të vendeve të punës gjatë kësaj vjeshte.
The post DSM-Firmenich shkurton 50 vende pune në Zvicër appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



