Fisnik Asllani shpreh mbështetje për ish-krerët e UÇK-së: Liria ka emër

Fisnik Asllani shpreh mbështetje për ish-krerët e UÇK-së: Liria ka emër

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, ka shprehur mbështetjen e tij për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Asllani, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, ka shkruar vetëm: “Liria Ka Emër”.

Reagimi i tij vjen një ditë pas fitores së Kosovës ndaj Irlandës në kuadër të Ligës së Kombeve. “Dardanët” triumfuan 1-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”, me golin e vetëm të ndeshjes që u shënua nga kapiteni Vedat Muriqi.

Pas golit, Muriqi festoi me një fanellë me mbishkrimin “Jo në emrin tim”, duke ia dedikuar golin çlirimtarëve.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.