Hykmete Bajrami e konfirmon: Do të kandidoj për kryetare të LDK-së

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur interesim për të kandiduar për të parën e partisë.
Derisa ka thënë se kandidaturën do ta zyrtarizojë kur të bindet se ka një proces të drejtë.
“Unë kam interesim dhe do kandidoj për kryetare të LDK-së në zgjedhjet e ardhshme kurdo që janë dhe do ishte mirë t’i kemi sa më shpejtë që është e mundur”, tha Bajrami në Pressing, transmeton Express.
“Përfundimisht do të vendosi, tani kam qëndrim pro, por kandidaturën do e analizoj si po shkon procesi zgjedhor. Nëse jam e bindur që ka proces të drejtë…”, shtoi ajo.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



