Lea Ypi fiton Çmimin Hannah Arendt për Mendim Politik

Lea Ypi, shkencëtarja politike dhe shkrimtrja (autore e “Të lirë: Të rritesh në fund të historis딓Free: Growing Up at the End of History” dhe “Upright”), e lindur në Tiranë në vitin 1979 dhe që tani jeton në Londër, është vlerësuar me Çmimin Hannah Arendt për Mendim Politik 2026.
Shtëpia Botuese Suhrkamp njoftoi çmimin të mërkurën, transmeton albinfo.ch. Çmimi, i pajisur me 10,000 euro, do të jepet më 10 dhjetor në Bashkinë e Bremenit, transmeton albinfo.ch.
Juria vlerësoi Ypin, e cila mbajti një “Fjalim drejtuar Evropës” vitin e kaluar në prag të Festivalit të Vjenës, si një mendimtare të shquar bashkëkohore politike.
Ata theksuan veçanërisht aftësinë e saj për të “kombinuar përvojat politike nën një sistem totalitar me reflektimin filozofik dhe analizën historike, shkruan apa. Nga ky ndërveprim, ajo zhvillon një formë dalluese të mendimit publik politik në të cilin ndërthuren përvoja, kujtesa dhe gjykimi kritik”.
Ajo është një intelektuale, shkrimtare dhe filozofe politike shqiptare shumë e njohur në nivel ndërkombëtar, aktualisht profesore në London School of Economics.
Është bërë e njohur me librin “Të lirë: Të rritesh në fund të historisë” (“Free: Growing Up at the End of History”) dhe “Të poshtëruar” (Indignity: A Life Reimagined, 2025), përcjell albinfo.ch.
Hannah Arendt(1906–1975), emrin e të cilës e mban çmimi ishte një nga teoreticientet politike dhe filozofet më me ndikim të shekullit të 20-të.
E lindur në Gjermani në një familje judeike sekulare, ajo u detyrua të ikte nga vendi pas ardhjes në pushtet të Adolf Hitlerit. Pasi jetoi për disa vite si refugjate në Paris, ajo u zhvendos në Shtetet e Bashkuara, ku zhvilloi pjesën më të madhe të karrierës së saj akademike dhe intelektuale.
The post Lea Ypi fiton Çmimin Hannah Arendt për Mendim Politik appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



