Dy fitues me fat, nga 2,222 franga në muaj për pesë vjet

Dy fitues me fat, nga 2,222 franga në muaj për pesë vjet

Dy persona kanë fituar nga 2,222 franga zvicerane në muaj për pesë vjet, pas shortit të së hënës në lotarinë EuroDreams.

Sipas Swisslos, fituesit kanë qëlluar saktë gjashtë numrat: 8, 12, 19, 21, 26 dhe 36. Megjithatë, ata nuk e kanë qëlluar numrin e ëndrrave (Dream Number), që ishte 4, dhe për këtë arsye nuk kanë arritur ta fitojnë çmimin kryesor, transmeton albinfo.ch.

Secili prej tyre do të marrë 2,222 franga çdo muaj për pesë vjet, që në total përbën 133,320 franga për person.

Çmimi kryesor i EuroDreams është dukshëm më i madh: 22,222 franga në muaj për 30 vjet. Për ta fituar atë duhet të qëllohen të gjashtë numrat e shortit dhe Dream Number.

EuroDreams zhvillohet në disa vende evropiane, ndërsa shortet organizohen çdo të hënë dhe të enjte.

The post Dy fitues me fat, nga 2,222 franga në muaj për pesë vjet appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.