Formacioni i mundshëm i Xabi Alonsos te Real Madridi – ndryshim rreshtimi dhe tre emra të rinj
Ardhja e Xabi Alonsos ka shkaktuar një ‘trazirë’ mes tifozëve të Real Madridit. I lindur në Tolosarra, trajneri i ri i Los Blancos për tre sezonet e ardhshme dhe, megjithëse foli për fleksibilitet dhe moskufizim të vetes në një skemë të caktuar, pritet që ai t’i zbatojë idetë e tij në ekip. Ngazëllimi tek tifozët […]

Ardhja e Xabi Alonsos ka shkaktuar një ‘trazirë’ mes tifozëve të Real Madridit. I lindur në Tolosarra, trajneri i ri i Los Blancos për tre sezonet e ardhshme dhe, megjithëse foli për fleksibilitet dhe moskufizim të vetes në një skemë të caktuar, pritet që ai t’i zbatojë idetë e tij në ekip.
Ngazëllimi tek tifozët e Real Madridit është në kulmin e tij dhe fjalimi ka gjetur jehonë tek shumica.
Xabi Alonso do të fillojë një fazë të re në të cilën priten ndryshime në aspektin e lojës, taktikave dhe metodave të stërvitjes.
Sipas gazetës Marca, nënshkrimi i parë zyrtar, Dean Huijsen, Trent Alexander-Arnold, i cili thuhet se është nënshkruar dhe mungon vetëm njoftimi zyrtar, dhe mbrojtësi i majtë, Alvaro Carreras priten të gjithë të zënë vend në 11-she.
Trajneri spanjoll mund ta mbajë idetë që kishte te Bayer Leverkusen dhe të zgjedhë një mbrojtje me tre lojtarë dhe anësor që pritet ta mbulojnë gjithë krahun.
Ndryshimi tjetër drastik do të ishte prania e një mesfushori ofensiv prapa dy sulmueseve, në vend të tre mesfushorëve.
Nuk ka debat për portën. Thibau Courtois do të jetë një nga lojtarët kryesorë në këtë epokë të re. Portieri ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Real Madridit këtë sezon dhe gëzon besimin e plotë të klubit.
Plani i lojës do të pësojë disa ndryshime. Xabi pritet të zgjedh një formacion 3-4-1-2 me tre qendërmbrojtës të pastër dhe dy anësor.
Huijsen do të hynte si qendërmbrojtës titullar së bashku me Antonio Rudiger dhe Eder Militao ose Dani Carvajal.
Carvajal mund të jetë zgjedhje edhe për anësorin e djathtë së bashku me Alexander-Arnold, Carreras do të zë vendin në krahun e majtë, ndërsa dy mesfushorët qëndron pritet të jenë Aurelien Tchouameni dhe Federico Valverde.
Në sulm, e gjithë artileria. Jude Bellingham do të jetë pas sulmuesve dhe me liri të plotë lëvizjeje pas dyshes Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior.