Franca zhvilloi stërvitje sekrete për dërgimin e trupave në Ukrainë
Franca zhvilloi stërvitje të fshehta për dislokimin e trupave në Ukrainë në rast të një sulmi nga Bjellorusia. Forcat speciale franceze realizuan stërvitje vjeshtën e kaluar, duke simuluar një ndërhyrje të mundshme në Ukrainë, sipas Intelligence Online. Ushtria franceze kaloi disa javë duke u trajnuar në një vend shumë të klasifikuar si pjesë e operacionit [...]Read More...

Franca zhvilloi stërvitje të fshehta për dislokimin e trupave në Ukrainë në rast të një sulmi nga Bjellorusia. Forcat speciale franceze realizuan stërvitje vjeshtën e kaluar, duke simuluar një ndërhyrje të mundshme në Ukrainë, sipas Intelligence Online.
Ushtria franceze kaloi disa javë duke u trajnuar në një vend shumë të klasifikuar si pjesë e operacionit të koduar “Perseu”. Stërvitjet ishin bazuar në mësimet e nxjerra nga mbrojtja e Ukrainës ndaj pushtimit rus në shkurt të vitit 2022.
Mbi 3000 ushtarë francezë morën pjesë, duke u trajnuar në terrene të dizajnuara për të imituar zonën rreth lumit Dnipro, në veri të Kievit. Ushtrimet u përqendruan në përgatitjen e forcave franceze për të kundërshtuar një avancim të mundshëm rus nga Bjellorusia.
France held secret drills for troop deployment to Ukraine in case of attack from Belarus
French special forces conducted exercises last fall simulating a potential intervention in Ukraine, according to Intelligence Online. The French military spent several weeks training at a…
— NEXTA (@nexta_tv) January 15, 2025
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar disa herë se aleanca e NATO-së duhet diskutuar mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë.