Funksionar i lartë i LSDM-së paralajmëron formimin e një partie të re multietnike

Një funksionar i lartë partiak i LSDM-së dhe ish-kryetar komune ka paralajmëruar formimin e një partie të re politike, e cila, sipas burimeve të Zoom.mk, do të ishte një nga subjektet politike më të mëdha dhe më gjithëpërfshirëse multietnike në vend.
Siç mësohet, në përbërjen e saj do të përfshiheshin maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, romë, boshnjakë dhe vllehë, ndërsa në mesin e anëtarëve dhe mbështetësve do të kishte edhe pjesëtarë të komunitetit grek dhe bullgar që jetojnë në Maqedoni.
Ideja, sipas paralajmërimeve, është që partia të bashkojë qytetarë nga komunitete të ndryshme etnike dhe të pozicionohet si një projekt i mirëfilltë politik multietnik.
Nëse realizohet, bëhet fjalë për një projekt politik që mund të ndryshojë ndjeshëm skenën politike në vend.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



