Fushë Kosovë: Burri godet burrin me thikë në kokë pasi refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale

Welcome to Kosova Today

Një rast në Fushë Kosovë është raportuar si “Vrasje e rëndë në tentativë” nga Policia e Kosovës. Sipas raportit ditor të PK’së, është arrestuar një i dyshuar, pasi që i njëjti dyshohet se ka goditur me thikë në kokë një person tjetër. Siç thotë policia, kjo ka ndodhur për shkak se viktima kishte refuzuar të […]

Fushë Kosovë: Burri godet burrin me thikë në kokë pasi refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale

Një rast në Fushë Kosovë është raportuar si “Vrasje e rëndë në tentativë” nga Policia e Kosovës.

Sipas raportit ditor të PK’së, është arrestuar një i dyshuar, pasi që i njëjti dyshohet se ka goditur me thikë në kokë një person tjetër.

Siç thotë policia, kjo ka ndodhur për shkak se viktima kishte refuzuar të konsumojë drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale.

“VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË/ Fushë Kosovë 05.05.2024-20:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të substancave narkotike, fillimisht e kishte joshur viktimën mashkull kosovar, që të konsumoj substancë narkotike, e pasi viktima kishte refuzuar të konsumoj , i dyshuari e kishte joshur (cytur) që të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tij, dhe pasi edhe kësaj here viktima kishte refuzuar, i dyshuari me një thikë kuzhine, e kishte goditur viktimën në kokë , me ç’rast i shkakton lëndime trupore”, njofton PK’ja.

Viktima, sipas policisë, është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, teksa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Fushe Kosov Vrasje Policia Sipas VRASJE TENTATIV Viktima

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Fushe Kosov Vrasje Policia Sipas VRASJE TENTATIV Viktima

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online
Ads Keeper Reklama
Përmbajtja fillestare