Futbollistët e Bjernit qejf të shfrenuar në Ibiza. Klubi i del në mbrojtje
Kampionët e Bajernit udhëtuan në Ibiza, klubi iu del në mbrojtje Ata kërcyen, pinë dhe u argëtuan. Sezoni është ende duke vazhduar… 13 yje të Bajernit (përfshirë Nojer, Myler, Kejn) fluturuan për në Ibiza të dielën me një avion privat, për të festuar titullin e Bundesligës. Kimish u bashkua më vonë. Udhëtimi u prit me […]

Kampionët e Bajernit udhëtuan në Ibiza, klubi iu del në mbrojtje
Ata kërcyen, pinë dhe u argëtuan. Sezoni është ende duke vazhduar… 13 yje të Bajernit (përfshirë Nojer, Myler, Kejn) fluturuan për në Ibiza të dielën me një avion privat, për të festuar titullin e Bundesligës.
Kimish u bashkua më vonë. Udhëtimi u prit me kritika të forta. Drejtori sportiv i Maincit, Kristian Haidel, tha: “Edhe nëse nuk na prek, e gjej veprimin në kufirin e emergjencës, veçanërisht pasi udhëtimi u anulua një javë më parë”.
Përpara ndeshjes kundër Lajpcigut (3:3), Maks Eberl (51) e kishte ndaluar publikisht udhëtimin e festës në Ibiza. Por tani është koha për ta rimenduar dhe drejtori sportiv i Bajernit mbrojti lojtarët e tij:
“Javën e kaluar, shumë vendime ishin ende pezull në ligë, të cilat ndikuan në rezultatet tona. Situata është ndryshe tani, kështu që nuk e kemi kundërshtuar planin e lojtarëve për të kaluar dy ditë e gjysmë pushim së bashku”.