Gazeta gjermane publikon recension për librin e Shkelzen Gashit, “Masakrat në Kosovë 1998-1999”
“Frankfurter Allgemeine Zeitung” thur lavde për librin e Shkëlzen Gashi mbi krimet e luftës në Kosovë The post Gazeta gjermane publikon recension për librin e Shkelzen Gashit, “Masakrat në Kosovë 1998-1999” appeared first on Albinfo.

Gazeta më e madhe gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ka thurur lavde në recensionin e saj për librin e Shkëlzen Gashi mbi krimet e luftës në Kosovë në vitet 1998/99, transmeton albinfo.ch.
Në versionin e saj të shtypur, publiku në Gjermani sot do ta ketë në duar recensionin e librit për krimet e luftës në Kosovë, të shkruar nga autori Shkelzen Gashi, “Masakrat në Kosovë 1998-1999”.
“Shkoni te Klintoni” titullohet recensioni që gazeta më e madhe gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ) ia ka bërë librit të historianit Gashi, i cili ka rikonstruktuar me përpikëri masakrat e luftës në Kosovë.
Vetë autori Gashi ka shkruar në Facebook për botimin e recensionit, ku ka ndarë edhe pjesë që ka shkruar FAZ-i.
“… Shkëlzen Gashi në librin e tij ‘Masakrat në Kosovë 1998–1999’ paraqet atë që ndodhi në vendlindjen e tij gjatë luftës. Puna e tij e hulumtuar me kujdes, e botuar në një vëllim tregjuhësh (shqip, serbisht dhe anglisht), është më shumë një vepër referimi sesa një rrëfim i njëtrajtshëm historik. Me saktësi të madhe, Gashi në 83 kapituj përshkruan po aq masakra sa ndodhën në Kosovë mes shkurtit 1998 dhe korrikut 1999… Gashi, i cili nuk heziton asnjëherë të sfidojë tendencat nacionaliste edhe në vendin e tij, punon me rigorozitet…”, shkruan gazeta gjermane.
Kujtojmë se në shtator të vitit 2024 publicisti Shkëlzen Gashi ka botuar librin “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, ku janë përfshirë 83 masakra, që janë kryer nga forcat serbe kundër civilëve, kryesisht shqiptarë, nga data 28 shkurt 1998 e deri më 23 korrik 1999. /Albinfo.ch
The post Gazeta gjermane publikon recension për librin e Shkelzen Gashit, “Masakrat në Kosovë 1998-1999” appeared first on Albinfo.