Gërvalla: Të dëshpëruar sulmin e kanë orientuar jo vetëm kah fituesi, por edhe ndaj vetë Republikës

Bashkëkryetarja e partisë Guxo, Donika Gërvalla, ka akuzuar partitë që votuan kundër raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit në seancën e sotme konstiuive për sulm ndaj “funksionimit të Republikës”, duke thënë se kjo “nuk duhet të mbetet pa pasoja”. PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, që votuan kundër këtij raporti me arsyen

Gërvalla: Të dëshpëruar sulmin e kanë orientuar jo vetëm kah fituesi, por edhe ndaj vetë Republikës

Bashkëkryetarja e partisë Guxo, Donika Gërvalla, ka akuzuar partitë që votuan kundër raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit në seancën e sotme konstiuive për sulm ndaj “funksionimit të Republikës”, duke thënë se kjo “nuk duhet të mbetet pa pasoja”.

PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, që votuan kundër këtij raporti me arsyen se Albin Kurti dhe ministrat e tij, përfshirë edhe Gërvallën nuk dhanë dorëheqjes siç iu kërkohet nga ligji, ajo i quajti “bllokues”.

“Maskat ranë dhe bllokuesit po shihen. Opozita e vjetër dhe e re në Kuvendin e Kosovës sot votoi kundër konstituimit të Kuvendit, kundër vetvetes dhe kundër rezultateve të certifikuara të KQZ-së. Ka pasur situata kur janë bllokuar qeveri përmes bojkotit apo votës kundër, por që deputeti i zgjedhur me votën e qytetarit, përfshi këtu edhe ata të përzgjedhurit e postierit në Zvicër e Gjermani, të votojë kundër vërtetimit të thjeshtë e formal të mandatit të vet, nuk ka ndodhur”.

Ajo tha se “pikërisht këto janë metodat  e atyre që, të dëshpëruar nga humbja për herë të dytë e pushtetit, tash sulmin e kanë orientuar jo vetëm kah fituesi bindës i zgjedhjeve, por edhe kah funksionimi i Republikës së Kosovës”.

“Ky sulm ndaj funksionimit të vet Republikës nuk duhet të mbetet pa pasoja”.