Gjenden të vdekur ushtarët amerikanë/ Lituani, 4 ushtarët ishin në stërvitje afër kufirit bjellorus

Katër ushtarë amerikanë janë zhdukur në një zonë stërvitore jashtë kryeqytetit të Lituanisë. Në një deklaratë ushtria amerikane tha se ushtarët po kryenin stërvitje taktike të planifikuar, kur u zhdukën papritur. Transmetuesi publik lituanez raportoi se katër ushtarë dhe automjete amerikane u raportuan të zhdukur të martën pasdite gjatë një stërvitje në terrenin stërvitor në [...]Read More...

Gjenden të vdekur ushtarët amerikanë/ Lituani, 4 ushtarët ishin në stërvitje afër kufirit bjellorus

Katër ushtarë amerikanë janë zhdukur në një zonë stërvitore jashtë kryeqytetit të Lituanisë.

Në një deklaratë ushtria amerikane tha se ushtarët po kryenin stërvitje taktike të planifikuar, kur u zhdukën papritur.

Transmetuesi publik lituanez raportoi se katër ushtarë dhe automjete amerikane u raportuan të zhdukur të martën pasdite gjatë një stërvitje në terrenin stërvitor në Pabradė, një qytet që ndodhet më pak se 10 kilometra nga kufiri me Bjellorusinë.

Aktualisht është duke u zhvilluar një operacion kërkimi, duke përfshirë personelin ushtarak, shërbimet e shpëtimit dhe zjarrfikësit. Policia lituaneze gjithashtu ka nisur një hetim.

Ka dyshime se ushtarët, që ishin me Brigadën e Parë, Divizionin e 3-të të Këmbësorisë, mund të kenë vdekur.

Media britanike Daily Mail raporton se ata janë gjetur të pajetë, por për këtë nuk ka ende një reagim zyrtar nga autoritetet amerikane.

Presidenti Gitanas Nauseda u tha gazetarëve se po marr vazhdimisht informacione që nuk mund t’i konfirmoj ende, duke shtuar se publiku do të informohet plotësisht pasi të verifikohen detajet.

Lituania është një anëtare NATO-s dhe shpesh ka pasur raporte problematike me Rusinë, aleate kyçe e Bjellorusisë.

Marrëdhëniet u përkeqësuan më tej me pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.

/ abcnews.al