Gjermani: Makina përplas turmën, të paktën tre të lënduar në Shtutgart
Të paktën tre persona janë lënduar pasi një makinë u përplas me një grup kalimtarësh në zonën qendrore të qytetit jugperëndimor gjerman, Shtutgart, të premten, njoftoi policia lokale, shkruan DW, transmeton albinfo.ch. Sipas një zëdhënësi të policisë, shoferi i automjetit është arrestuar menjëherë pas incidentit, i cili ndodhi në lagjen Olgaeck. Autoritetet reaguan me shpejtësi, […] The post Gjermani: Makina përplas turmën, të paktën tre të lënduar në Shtutgart appeared first on Albinfo.

Të paktën tre persona janë lënduar pasi një makinë u përplas me një grup kalimtarësh në zonën qendrore të qytetit jugperëndimor gjerman, Shtutgart, të premten, njoftoi policia lokale, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.
Sipas një zëdhënësi të policisë, shoferi i automjetit është arrestuar menjëherë pas incidentit, i cili ndodhi në lagjen Olgaeck. Autoritetet reaguan me shpejtësi, duke dërguar njësi të shumta në vendngjarje.
Policia e Shtutgartit bëri të ditur në rrjetet sociale se operacioni është ende në vazhdim dhe ka kufizime të konsiderueshme të trafikut në qendër të qytetit.
Ndërkohë, zjarrfikësit e Shtutgartit konfirmuan përmes një postimi në platformën X se po i përgjigjeshin një “aksidenti të rëndë trafiku me viktima të shumta.” Ata thanë se zona është rrethuar dhe të plagosurit po marrin trajtim mjekësor në vendngjarje.
Sipas njoftimeve të mëvonshme, disa nga të plagosurit kanë pësuar lëndime të rënda. Nuk ka ende detaje për motivin apo rrethanat e aksidentit.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin zonën dhe të ndjekin udhëzimet e sigurisë. Hetimet po vazhdojnë, transmeton albinfo.ch.
The post Gjermani: Makina përplas turmën, të paktën tre të lënduar në Shtutgart appeared first on Albinfo.