Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës

Afro 105 mijë qytetarë në diasporë janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë. Mbi 44 mijë prej tyre jetojnë në Gjermani. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar këtë të enjte se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për të […] The post Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës appeared first on Albinfo.

Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës

Afro 105 mijë qytetarë në diasporë janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.

Mbi 44 mijë prej tyre jetojnë në Gjermani.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar këtë të enjte se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës dhe që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi.

Votimin do të mund ta bëjnë me postë nga 9 janari, ose në përfaqësitë diplomatike të Kosovës vetëm, më 8 shkurt.

Të gjithë shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për të votuar sipas kësaj mënyre, adresat e kutive postare të KQZ-së jashtë Kosovës, por edhe të kutisë postare të KQZ-së në Kosovë, mund t’i gjejnë në faqen e KQZ-së. 

KQZ po ashtu ka dhënë edhe udhëzime se di duhet të votohet:

Ja si mund të votoni nga jashtë!

The post Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës appeared first on Albinfo.