“Të gjithë jemi Erjon Vishkulli”, protestuesit në mbështetje të 28-vjeçarit të lënduar në sy
Të mbledhur para Kryeministrisë, protestuesit kanë ngritur zërin në mbështetje të Erjon Vishkullit, 28-vjeçarit i cili mbeti i lënduar në sy gjatë protestës të së shtunës. Me thirrjet dhe shkrimet në bluza, pjesëmarrësit kanë shprehur solidaritetin e tyre.
“Të gjithë jemi Erjon Vishkulli”, shkruhej në bluzat e disa protestuesve.
Protesta po vijon para Kryeministrisë teksa situata paraqitet e qetë për momentin. Më parë ata dogjën ‘karriget e dialogut’ të vendosura nga kryeministri Edi Rama i cili prej ditësh kërkon dialog me të rinjtë protestues.
28-vjeçari i dëmtuar në sy niset drejt Italisë, gazetarja Cami jep detaje: Do të operohet në RomëThe post “Të gjithë jemi Erjon Vishkulli”, protestuesit në mbështetje të 28-vjeçarit të lënduar në sy appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



