Si po e gjunjëzon "Revolucioni Flamingo" Kryeministrin Rama !

Si po e gjunjëzon "Revolucioni Flamingo" Kryeministrin Rama !

Si po e gjunjëzon "Revolucioni Flamingo" Kryeministrin

Nuk është më e nevojshme të analizohen ditët që lamë pas; ato janë tashmë të gdhendura në kujtesën e çdo shqiptari, me dashje apo pa dashje. Ajo që po ndodh në sy të të gjithëve është rritja galopante, ditë pas dite, e asaj që po quhet "Revolucioni Flamingo". Përballë këtij vrulli, Edi Rama po përballet me një makth që nuk e kishte parashikuar kurrë.

Kryeministri e dinte se çdo pushtet e ka një cikël dhe një ditë do të vinte fundi. Por atë "ditë të keqe", ai asnjëherë nuk e kishte menduar se do t'ia sillte "Revolucioni Flamingo". Kjo ditë po rezulton jashtëzakonisht e rëndë për të, duke kërcënuar t'i lërë në histori një nga njollat më të errëta për një politikan.

Kurthi i dështuar i debatit dhe lëvizja "Shah-Mat" e të rinjve

Përballë këtij rreziku, Rama u përpoq të ndryshonte strategji. Ai kërkoi takim me protestuesit, i bindur se në tryezën e bisedimeve do të triumfonte. Si një lojtar i fortë politik, i njohur për aftësitë e tij retorike, batutat dhe strategjinë për ta "ulur" kundërshtarin psikologjikisht, ai priste që çdo i ri që do të ulej përballë tij të humbiste debatin.

Kthesa e madhe: Refuzimi i të rinjve për t'u bërë pjesë e kësaj loje e la Ramën me gishta në gojë. Duke mos pranuar t'i jepnin atij platformën e manipulimit, "Revolucioni Flamingo" bëri lëvizjen "Shah-Mat", duke kaluar një hap para.

Lufta e humbur e audiencave në rrjetet sociale

Në përpjekje për të balancuar humbjen e terrenit, Rama bëri një gabim strategjik në fjalimin e tij që u bë viral në internet. Duke tentuar të tërhiqte vëmendjen me formatet e stilit showbiz, ai uli figurën e tij si kryeministër. Edhe pse shikueshmëria e tij u rrit mekanikisht, vlerat e tij ranë, ndërsa audienca e tij nuk arriti as 30% të shikueshmërisë dhe mbështetjes që gëzojnë protestuesit në rrjet.

Rama e di mirë: Sa më shumë të zgjasin protestat, aq më shumë zbehet dhe dobësohet pushteti i tij politik.

Etiketa e rëndë e historisë: "Kryeministri që shiti Shqipërinë"

Gjëja që e tmerron më shumë kreun e qeverisë është vula që po i vendoset në kurriz. Etiketa e tij po bëhet tejet e rëndë. Në të ardhmen, pyetja që do të bëhet në histori do të jetë: Cili kryeministër shqiptar e shiti Shqipërinë? Dhe përgjigja do të jetë emri i tij.

Për të shpëtuar nga ky damkosje historike, Rama po kalon në faza dëshpërimi. Analiza e situatës tregon se ai është në gjendje të bëjë "kurban" edhe 100.000 shqiptarë, vetëm për të pastruar emrin e tij.

Skenarët e frikshëm të ditëve në vijim

Në kushtet e rrethimit politik, ditët në vazhdim pritet të sjellin një ashpërsim të situatës:

  • Sulme fizike: Mundësia e përdorimit të forcës ndaj protestuesve po bëhet gjithnjë e më reale.

  • Skenarë të trilluar atentatesh: Pritet insenimi i skenarëve të frikshëm, si "atentate" apo plagosje të lehta imagjinare (si gërvishtje në vesh apo pjesë të tjera), për të viktimizuar figurën e tij dhe për të shpërndarë fajin.

Kushti i tërheqjes: Burgu ose Braktisja

Edi Rama është i vetëdijshëm se nuk mund të kthehet më në jetën civile si një qytetar i thjeshtë, profesor apo piktor, sepse hakmarrja popullore do ta ndiqte në çdo rrugë. Ai po ashtu nuk mund të arratiset si Nikola Gruevski, pasi diaspora e fuqishme shqiptare do ta gjente kudo. Për të, burgu apo braktisja e Shqipërisë janë e njëjta gjë.

Prandaj, Rama është gati të dorëzojë 100% të qeverisë, me një kusht të vetëm: T'i garantohet se nuk do të përfundojë pas hekurave.

Në këtë rrugë pa krye, ku ai nuk e përballon dot as kalimin në opozitë, shpresa e tij e fundit mbetet ndërhyrja e BE-së dhe SHBA-së si palë e tretë, për t'i siguruar një dalje të qetë nga ky udhëkryq fatal.

"ORËT E FUNDIT TË PUSHTETIT? 
Pse Edi Rama duhet të largohet TANI"

Çdo minutë e tepërt e Edi Ramës në krye të qeverisë është një dëm i shtuar për Shqipërinë. Por, mbi të gjitha, koha po punon kundër tij: sa më shumë ta zvarrisë dorëheqjen, aq më i keq dhe më i turpshëm do të jetë fundi i epokës së tij. Largimi i menjëhershëm nuk është më thjesht kërkesë, është emergjencë kombëtare.