Gjykata e Lartë e Cyrihut dënon 80-vjeçarin serb me 19 vite burg dhe ndalim hyrje në Zvicër

Të martën, Gjykata e Lartë e Cyrihut shpalli fajtor për vrasje një 80-vjeçar nga Serbia. Pensionisti u dënua me 19 vjet burg dhe me ndalim hyrjeje në Zvicër për 15 vjet. Ngjarja ndodhi në shkurt të vitit 2021, kur i moshuari hyri në Zvicër me një revole dhe vizitoi pa paralajmërim nusen e nipit të […] The post Gjykata e Lartë e Cyrihut dënon 80-vjeçarin serb me 19 vite burg dhe ndalim hyrje në Zvicër appeared first on Albinfo.

Gjykata e Lartë e Cyrihut dënon 80-vjeçarin serb me 19 vite burg dhe ndalim hyrje në Zvicër

Të martën, Gjykata e Lartë e Cyrihut shpalli fajtor për vrasje një 80-vjeçar nga Serbia. Pensionisti u dënua me 19 vjet burg dhe me ndalim hyrjeje në Zvicër për 15 vjet.

Ngjarja ndodhi në shkurt të vitit 2021, kur i moshuari hyri në Zvicër me një revole dhe vizitoi pa paralajmërim nusen e nipit të tij në Winterthur. Pasi ajo i shërbeu kafe, ai e mbylli derën dhe e qëlloi me armë nënën e tre fëmijëve. Në dhomë ndodhej edhe stërmbesa e tij, e cila ishte vetëm 19 muajshe në atë kohë.

Sipas aktakuzës, arsyeja e krimit ishte dëshira e gruas për t’u divorcuar nga nipi i tij. Kjo, sipas tij dhe familjes, kishte njollosur nderin e familjes dhe të fshatit, transmeton albinfo.ch.

I moshuari, i cili vuan nga çrregullime mendore, aktualisht ndodhet në një qendër kujdesi, i liruar përkohësisht nga burgu. Gjatë gjyqit, ai kishte nevojë për ndihmën e një kujdestari. Avokati i tij deklaroi se klienti i tij nuk ishte më në gjendje të dëshmonte në mënyrë të arsyeshme për të mbrojtur veten

The post Gjykata e Lartë e Cyrihut dënon 80-vjeçarin serb me 19 vite burg dhe ndalim hyrje në Zvicër appeared first on Albinfo.